burimi i lajmit
Të mos gënjejë tradhtari Kovaçevski, Këshilli Evropian ka nisur negociatat me Shqipërinë, kurse me Maqedoninë ka filluar faza e hapjes së negociatave.
Në faqen zyrtare të Këshillit Europian, në rubrikën e njoftimeve nga Këshilli, në dy njoftime të veçanta për konferencat ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE-në, mund të shihni se kush po fillon negociatat dhe kush do të presë.
Shqipëria po fillon negociatat, dhe Maqedonia është ende në dhomën e pritjes.
Që Maqedonia t’i fillojë negociatat duhet të bullgarizohet dhe për këtë është faji i drejtpërdrejtë i Kovaçevskit.
Tradhtari Kovaçevski shkeli përgjithmonë qëndrimet negociuese maqedonase dhe vijat tona të kuqe.
VMRO-DPMNE nuk do të lejojë ndryshime të Kushtetutës. Deputetët e partisë nuk do të votojnë ndryshimin e Kushtetutës.
Maqedonia duhet të negociojë me BE-në në kushte që vlejnë për të gjithë.
Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së