4.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Për rastin “Zhan Mitrev”, prokuroria të zgjëroj hetimin edhe ndaj ish-ministrit...

VMRO-DPMNE: Për rastin “Zhan Mitrev”, prokuroria të zgjëroj hetimin edhe ndaj ish-ministrit Venko Filipçe

Partia opozitare maqedonase,VMRO-DPMNE, përmes një deklarate për mediat ka reagur për dokumentarin investigativ “Gjak i pistë” ku ka kërkuar llogaridhënie dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nëse Maqedonia do të ishte shtet i drejtë, Venko Filipçe do të ishte paraburgosur që dje për skandalin e “gjak i pistë”. Kuptohet se edhe Filipçe ka qenë pjesë e skandalit me “tenderat e përgjakshme me reagentë”, blerjen fantazmë të vaksinave dhe një milion skandale të tjera korruptive, ndaj shohim që pushteti nuk po ngre gishtin, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Për skandalin konkret që po prek opinionin, përgjegjësia e Filipçes është se nuk ka marrë asnjë masë për të mbrojtur qytetarët dhe shëndetin e tyre nga metodat e paverifikuara. Siç informojnë mediat, ai si ministër i Shëndetësisë ka ditur dhe nuk ka ndërmarrë asgjë, por përkundrazi ka promovuar institucionin shëndetësor në një mënyrë apo në një tjetër. Bëhet fjalë për anashkalimin e plotë të sistemit. Siç mësojmë nga mediat, Filipçe dhe institucionet kanë lejuar që të aplikohet një metodë trajtimi që as institucionet vendase dhe as ato të huaja nuk e kanë njohur dhe lejuar”, thonë nga VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE thotë se Prokuroria Publike duhet të zgjerojë hetimin dhe të përcaktojë nëse Filipçe e ka mundësuar këtë me vetëdije, që një spital si “Zhan Mitrev”, të kryejë trajtime mjekësore të cilat nuk janë vërtetuar shkencërisht.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments