4 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmePër gjashtë muaj janë mbyllur 4.874 biznese në Maqedoni

Për gjashtë muaj janë mbyllur 4.874 biznese në Maqedoni

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, 4.874 biznese në Maqedoni, janë shuar pasi nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Një analizë e portalit “Pari”, tregon se vitin e kaluar situata ka qenë më e rëndë, ku sipas të dhënave të platformës “BiznisMrezha”, gjatë vitit 2021 janë mbyllur 5.022 firma.

Më shumë firma janë mbyllur në Shkup, aty ku ka aktivitet më të madh ekonomik.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë mbyllur 1.766 firma.

Në vendin e dytë, renditet Tetova ku gjatë gjashtë muajve të vitit 2022 betejën ekonomike e kanë humbur 277 kompani.

Në periudhën e njëjtë të vitit 2021 ishin shuar 235 kompani nga Tetova.

Me 220 kompani të shuara, Kumanova renditet e treta në këtë listë.

Në Gostivar, janë shuar 200 kompani, kurse në vendin e pestë renditet Prilepi më 188 kompani të mbyllura.

Rezultatet e analizës së portalit “Pari”, tregojnë se në gjysmën e parë të vitit 2022 mbyllje më të mëdha të kompanive ka në sektorin e Tregtisë, Industrisë përpunuese, sektorit hotelerik, ndërtimtarisë dhe të transportit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments