8.9 C
Tetovo
E premte, 24 Janar, 2025
BallinaLajmeVlado Misajlovski -nënkryetar i VMRO-së / Vetëm Shqipëria do të nisë negociatat...

Vlado Misajlovski -nënkryetar i VMRO-së / Vetëm Shqipëria do të nisë negociatat me BE-në

Maqedonia nuk do t’i fillojë negociatat, realisht vetëm Shqipëria do të fillojë negociatat dhe nuk ka dilema, theksoi sonte në daljen e tij në emisionin “Çfarë nuk është e qartë”, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vlado Misajlovski.

Ne jemi përpjekur disa herë të shpjegojmë se çfarë po ndodh. Maqedonia nuk do t’i nisë negociatat nesër. Kemi dëgjuar edhe nga pala bullgare, kemi dëgjuar edhe shumë analistë nga Evropa që thonë se Maqedonia do të ngecë në labirint. Nesër pritet të tregojnë se po fillon një proces skriningu, se po fillojnë negociatat, por realisht vetëm Shqipëria do të fillojë negociatat dhe nuk ka dyshime, sepse Shqipëria do të fillojë shqyrtimin dhe hapjen e kapitujve, tha Misajlovski.

Misajlovski thotë se nëse përcillet deklarata e ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Maqedonia do të fillojë negociatat pas hapjes së Kushtetutës.

“Maqedonia nuk do ta fillojë tani, dhe nëse e keni ndjekur deklaratën e ministres bullgare të punëve të jashtme, ajo tha se Maqedonia do t’i fillojë negociatat me konferencën e vërtetë ndërqeveritare që do të ndodhë pas hapjes së Kushtetutës”, sqaroi ai. burimi i lajmit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments