9 C
Tetovo
E hënë, 27 Janar, 2025
BallinaLajmeBE ka miratuar fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë

BE ka miratuar fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë

Ambasadorët e vendeve anëtare ranë dakord për kornizat e negociatave për të dy vendet, duke krijuar kështu kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare të anëtarësimit, e cila do të mbahet nesër në Bruksel.

Në atë konferencë do të shpallen të hapura negociatat me të dy vendet dhe do të pasohet nga i ashtuquajturi skrining, një analizë e thellë e legjislacionit të dy vendeve dhe shkallës së përputhshmërisë së tyre me legjislacionin europian.

“Këshilli i BE-së sapo ka dhënë pëlqimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Ky është një sukses i madh i presidencës sonë”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala.

Konferenca e parë e anëtarësimit është hapi i parë procedural në rrugën e gjatë drejt anëtarësimit.

Maqedonia është kandidate për anëtarësim në BE për 17 vjet.

burimi i lajmit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments