7.8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Mars, 2025
BallinaLajmeRregullat e reja në Kosovë për të tërhequr pensionin – Pensionistët duhet...

Rregullat e reja në Kosovë për të tërhequr pensionin – Pensionistët duhet të tregojnë se kanë paguar energjinë elektrike

Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati, deklaroi se pensionistët në vend duhet të paraqiten fizikisht në zyrat e pensioneve për të vërtetuar se jetojnë. Ai shtoi se për të shmangur grumbullimet si dhe vonesat, pensionistët duhet të paraqiten në dy grupe, të pavaksinuarit dhe vaksinuarit kundër Kovid 19. Të gjithë ata që janë të pavaksinuar do të duhet të shkojnë në zyrat e pensioneve para datës 14 të muajit korrik.

Por kjo nuk mjafton, pasi ata që duan të tërheqin pensionin, për të vërtetuar vendbanimin duhet të kenë me vete dhe faturën e energjisë elektrike të muajit. Fatura duhet të jetë në emrin e pensionistit, apo në emër të familjarit me të cilin pensionisti jeton në bashkësi familjare.

Në rast se jeton me qera, atëherë duhet edhe kontrata e qerasë, bashkë me faturën e energjisë elektrike.

Pak kohë më parë autoritetet pranuan se mijëra euro ishin humbur në pensione që kishin shkuar për persona që kishin ndërruar jetë, dhe vetëm një pjesë e tyre ishin rikthyer.

SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments