14.8 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajmeMaqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Blinken: Mbështesim Shqipërinë dhe RMV në...

Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, Blinken: Mbështesim Shqipërinë dhe RMV në procesin e anëtarësimit në BE

  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka mirëpritur vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, teksa thotë se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.

Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e mëtejshëm“, shkruan Blinken.

Më tej, në një postim në Twitter, Blinken shkruan se Shtetet e Bashkuara e mbështesin Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj. Ky është një moment kritik për Evropën. Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan Blinken në Twitter.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments