Ndonëse flasin maqedonisht, në fshatin Podgorcë të Strugës banorët pohojnë se janë shqiptarë, andaj edhe kërkojnë shkollë në gjuhën shqipe. Disa herë kanë kërkuar paralele shqipe, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë. përcjell TV21.
“ASh-ja vlerëson se i gjithë procesi i hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Podgorcë me qëllim apo pa qëllim nga kryetari i Komunës së Strugës është duke u zhvilluar me hapa të gabuara dhe kjo në fund do të ndikojë drejtpërsëdrejti në nivelin e suksesit të arsimit në atë shkollë, statuti i shkollës në fjalë ka mbetur i pa ndryshuar dhe meqë nuk është aprovuar nga këshilli i shkollës, ndryshimi i këtij statuti do të mundësonte hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe”- Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës Së ASH-së Strugë.
Nga ASH thonë se kryetari i Komunës së Strugës në shkollën e Podgorcës mbi 6 herë e ka emëruar të njëjtën drejtoreshë, e cila sipas tyre nuk jep pëlqim për mësim në gjuhën shqipe.