Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski, sot kishte takim tet a tet me kryetaren e KE-së, Ursula von der Leyen.
Në takim, Leyen dhe Kovaçevski biseduan për çështjet më të rëndësishme lidhur me zgjerimin e BE-së. U konstatua se tani është momenti që Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin francez, që më tej do të rezultojë me konferencën e parë ndërqeveritare dhe anëtarësim në BE.
Ajo që është theksuar nga ana e kryetares së KE-së, është se vendi i RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është rruga e vetme e cila çon drejt një të ardhme për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.
Kovaçevski dhe Leyen edhe një herë potencuan se me propozimin francez nuk rrezikohet fare identiteti, kultura, historia dhe gjuha maqedonase.
Në takim është diskutuar se në kontekst të rrethanave gjeopolitike, është shumë me rëndësi debllokimi i procesit eurointegrues dhe fillimi i negociatave për anëtaërsimin tonë në Bashkimin Evropian, që është e rëndësishme për përparimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut.
Në takim është theksuar se vendimet që tani sillen tani, garantojnë të ardhmen e vendit, dhe për këtë nevojiten lëvizje të mençura dhe shtetërore të cilat çojnë drejt prosperitetit, zhvillimit të vlerave demokratike dhe prëparimit të përgjithshëm ekonomik..