Një fabrikë drogë është zbuluar mëngjesin e sotëm në fshatin Orovnik të Ohrit. Sipas autoriteteve maqedonase, janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Po ashtu në pranga janë vënë 10 persona, mes të cilëve sipas mediave maqedonase rezulton edhe dhëndri i kryetarit të bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakollit.
Por ky i fundit në një reagim për mediat e mohon përfshirjen e të afërmit të tij.
“Dhëndri im nuk është arrestuar. Ai është me pushime” – u shpreh Xhakolli.javanews.al