8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Mospublikimi i protokollit do të thotë përpjekje e pushtetit për të...

Mickoski: Mospublikimi i protokollit do të thotë përpjekje e pushtetit për të kaluar propozimin francez në mënyrë klandestine(shferc)

lajmi interaktiv

Pasi fjala shferc nuk është sllavisht pse të mos përdoret edhe në shkrimet shqip ja fakte .Kuptimi gjithëpopullor shqip e njeh më tepër ,fjala SHFERC në rrënjë (etimologji) , është me rrënjë austro-hungareze ,nga dialekti gjermano-jugor .

=================================

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron ajo që protokolli ende nuk është publikuar dhe nuk dihet se çfarë përmban ai flet për, siç tha, se pushteti përsëri në mënyrë kontrabandiste ta kalojë propozimin francez.

“Protokolli ende nuk është në rendin e ditës, as madje e di kush se çfarë përfshin ai protokoll që është një dokument thelbësor. Çdo gjë tjetër është një paradë dhe, do të thosha, një lloj atraksioni dhe argëtimi për ata që e mbështesin këtë. Thelbi është protokolli. Protokolli as nuk është dorëzuar, as  nuk mendoj se do ta dorëzojnë, sepse po planifikojnë në mënyrë kontrabandiste ta kalojnë të gjithë këtë, siç po bëjnë në pesë vitet e fundit”, tha Mickoski në një deklaratë në protestën e sontme kundër propozimit francez.

Sipas tij, nuk ka logjikë në pretendimet  se protokolli fillimisht të nënshkruhet, e më pas të publikohet përmbajtja e tij.

“Kjo është e njëjtë sikur unë tani të vij në shtëpinë tuaj dhe t’ju vendos një fletë letre dhe t’ju them nënshkruani këtë dokument i cili vendos për të ardhmen e familjes tuaj pa e lexuar. Dhe ju do të më thoni që nuk do ta nënshkruaj sepse nuk e di se çfarë shkruan në të. Unë them mos u shqetësoni  është i mirë për të ardhmen tuaj, besoni atij, duhet ta nënshkruani. A do ta nënshkruani ju ? Ja më jepni përgjigje, a do ta nënshkruani”, thotë Mickoski.

Lidhur me fjalimin e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen  para deputetëve, ai theksoi se çdo mysafir që do të vijë nga jashtë është i mirëseardhur, por, sepse shpreson që ajo do t’i dëgjojë mendimet edhe të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët, siç tha, janë nga partia e saj simotra.

“Ajo do të qëndrojë  pak më shumë. Nuk do të qëndrojë vetëm të mbajë fjalim, por do të qëndrojë më shumë për t’i dëgjuar edhe argumentet tona, sepse ky është thelbi. Secili është i mirëseardhur. Duam të dëgjojmë çfarë mendojnë, por duam edhe të na dëgjojnë çfarë mendojmë. Kjo është demokracia dhe këto janë vlerat e vërteta evropiane. Dhe së fundi, dokumenti për të cilin po flisni ju është një letër e njëanshme që shërben për të kënaqur frustracionin e LSDM-së dhe të BDI-së. Kjo është në thelb.  Përndryshe, ai dokument tekstualisht nuk ka asnjë kuptim sepse  vetëm me 41 deputetë formalisht mund të miratohet.  Ky është thelbi, asgjë tjetër”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.tv21.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments