Vala e të nxehtit që ka kapluar Evropën, ka goditur edhe Bosnjën, ku temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë celsius, e si rezultat i kësaj ka ardhur deri të “shfaqja” e një fruti të pazakontë në këtë vend që ka një klimë të ngjashme me atë tonën.
Në fakt në Lisiqiq një pemë e bananes për herë të parë ka dhënë frytet e saj. Ajo 10 vite më parë ishte mbjellë, por deri më sot nuk ka dhënë fryt, transmeton Telegrafi.
Pronarja e kësaj peme, Fatima Mehiq, tha ka treguar mënyrat se si është kujdesur për këtë pemë.
“Pema duhet të mbrohet nga temperaturat e ulëta, shpesh duhet mbështjellë me najlon dhe materiale të ndryshme për mbrojtje nga i ftohti. Nuk duhet ujitur shumë”, shtoi Mehiq.
Mediat boshnjake si dëshmi për kultivimin e bananes kanë publikuar pamjet ku shihen bananet në këtë pemë të një familje boshnjake.alsat.mk