2.5 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeDurmishi: “BDI- 12 vjet dështim, tani po ju pengon puna e Bilall...

Durmishi: “BDI- 12 vjet dështim, tani po ju pengon puna e Bilall Kasamit”, Ne nuk ndalemi

Të dashur Tetovarë, edhe pse nuk duam që të merremi me të kaluarën e hidhur që kanë përjetuar Tetovarët nga BDI, e në veçanti komuna e Tetovës nga ish kryetarja, jemi dëshmitarë se si pa fije turpi 12 vjet dështim, mundohen të marrin meritat tona për punët që kemi arritur t’i bëjmë vetëm për këtë periudhë të shkurtë, edhe përkundër të gjithë bllokadave të mundshme nga pushteti qendrorë BDI është pjesë e saj ka shkruar Besar Durmishi ne rrjetin social Facebook.

Gjithsesi se e ndjejmë obligim që të njoftojmë qytetarët dhe unë do mundohem që së paku disa pika ti sqaroj për punët që realizohen në qytetin tonë gjatë këtyre muajve që ne kemi nën menaxhim Komunën e Tetovës.

Që nga ardhja jonë në krye të komunës në vazhdimësi jemi angazhuar për zhvillimin e qytetit, në asnjë moment nuk kemi bërë ndasi dhe nuk kemi bërë selektim apo ndarje të punëve apo përgjegjësisë. Zhvillimi i qytetit është e mirë e përgjithshme, prandaj edhe proceset në të cilat ne po punojnë janë projekte dhe punë që do i gëzojnë qytetarët. Por, qytetarët duhet të din të vërtetën dhe unë do të filloj nga Bulevardi “Bllagoja Toska”. Shumë herë u promovua nga udhëheqësia e kaluar por asnjëherë nuk u vendos në funksion, 12 vjet pritje, 12 vjet gënjeshtra, edhe për kundër ultimatumit të TAV-it që duhej të lëshohej në përdorim, udhëheqësia e kaluar e komunës nuk ishte e aftë ta realizoj në kohë. Në vend të punës ata për 8 vite zgjodhën gënjeshtrën, për 8 vjet i gënjyen qytetarët për shumë projekte të cilat mbetën vetëm zhargon politiko-zgjedhor. Për secilin vit nëpër konferenca mburreshin se e kanë zgjidhur problemin e bulevardit, por realiteti tregon diçka krejt ndryshe, shumë funksionar erdhën e promovuan dhe u larguan nga funksioni i tyre por bulevardi mbeti përgjysmë. Nga ardhja jonë në krye të komunës ne e bëmë realitet këtë bulevard, në vetëm 7 muaj udhëheqje aorta e qytetit është në proces e sipër për të përfunduar ka shkruar ish kryesuesi i Keshillit te Komunës së Tetovës, Besar Durmishi në rrjetin social Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments