11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeILIRE DAUTI: NE SI ALEANCË NUK UDHËHIQEMI NGA EMOCIONET, POR GJYKOJMË DHE...

ILIRE DAUTI: NE SI ALEANCË NUK UDHËHIQEMI NGA EMOCIONET, POR GJYKOJMË DHE MBËSHTESIM ATE QË ËSHTË E MIRË PËR QYTETARËT(VIDEO)

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti gjatë debatit parlamentar rreth rebalancit të buxhetit të RMV tha se

” Vetëm para pak çastesh patët rastin se ne si Aleancë nuk udhëhiqemi nga emocione se kush e propozon amandamentin por gjykojmë dhe mbështesim ate që është e mirë për qytetarët siç ishte amendamenti i propozuar nga deputetja e shumicës e që u mbështet nga ASH-ja” tha Dauti.

Ajo më tej shtoi se : Ne si Aleancë kemi propozuar me dhjetra amendamente të cilat u hodhën një nga një edhe pse këto amendamente lidhen me venbanimet nga vinë një pjesë e deputetëve, të cilët votuan kundër ose përmbajtur.
Sa i përket amendamentit të dorëzuar nga ana e sindikatave ju ende edhe më tej shtireni dhe për inate nuk merrni parasysh jetën e qytetarëve, kur ne, që në fillim propozuam që të ketë rritje lineare të pagave në gjithë nivelet me rritjen e pagës minimale, shtoi Dauti.

Gjithashtu Dauti lexoi amandamentin i cili u refuzua nga shumica parlamentare, i cili kishte të bëj me propozim amendament për ndarjen e 9 milionë denarëve, për pastrimin e bregut të lumenjëve Treska dhe Vardar në Saraj. Shumica parlamentare pranoi amendamentin, por shkurtoi shumën në 3 milion denarë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments