Kryeministrit Rama bashkë me familje duket se po shijon koncertin e sotëm të Carla Brunit në Butrint, duke mos u shqetësuar aspak nga ‘zhurma’ e protestës në Tiranë. Pak minuta më parë, ka qenë Edi Rama, i cili ka publikuar një video shumë të ëmbël në ‘Instagram’, ku shihet vetë kryeministri, bashkëshortja Linda, vajza e tyre Rea dhe djalin i vogël Zaho. Në sfond dëgjohet kënga e Carla Brunit me ritme melankolike, të cilat familja duket se po i shijon më së shumti.