Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mëngjesin e sotëm në edicionin veror të “Click21” në TV21 tha se kjo që po ndodh sot është identike me 27 prillin.
“Liderët politikë dhe subjektet politike duhet të përmbushin detyrën e tyre, të dinë përgjegjësinë e tyre. Ndezja e situatës në vend nuk na sjell mirë, ju kujtohet 2017-ta, për disa ditë rresht, ndoshta një muaj, kishim tubime publike, thirrje para Kuvendit, udhëzimet e njerëzve etj. Në fund ndodhi 27 prilli-sulmi në Kuvend”, tha Spasovski.
Spasovski tha se janë lënduar gjithsej 54 policë. “Kanë qenë 47 policë të lënduar edhe atë në një ditë, përndryshe numri i përgjithshëm është 54 për të gjitha ditët që qytetarët po protestojnë”, tha Spasovski.
Ai bëri thirrje për protesta paqësore demokratike. Sipas ministrit, dora e ngritur ndaj policisë është dorë e ngritur ndaj një shteti.