4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaBUNDESTAGU DO TË NXEHET ME 20 GRADË. Çfarë masash të tjera shtrënguese...

BUNDESTAGU DO TË NXEHET ME 20 GRADË. Çfarë masash të tjera shtrënguese mori Gjermania?!

Gjithashtu është planifikuar të fiken ngrohësit e ujit me rrjedhje(bojlerët) në më shumë se 1800 zyra dhe “një qasje më ekonomike ndaj ndriçimit”.

Parlamenti Federal Gjerman dhe parlamentet e shteteve federale ulën temperaturat e ftohjes dhe ngrohjes në përputhje me masat shtrënguese.

Komisioni për çështjet e përgjithshme të Bundestagut vendosi në fund të javës që të gjitha dhomat e Parlamentit federal gjatë verës të ftohen nga 26 në 28 gradë dhe jo si më parë në 24 gradë Celsius.
Gjithashtu është planifikuar që ato të ngrohen në 20, jo 22 gradë në dimër.

Dokumenti i quajtur “Kursimi i energjisë në ndërtesat e Bundestagut” thotë se masat mund të kursejnë pesë për qind të energjisë.

Gjithashtu është planifikuar të fiken ngrohësit e ujit me rrjedhje në më shumë se 1800 zyra dhe “një qasje më ekonomike ndaj ndriçimit”.

Masa të ngjashme paralajmëruan edhe parlamentet e tjera të shteteve të 16-ta federale në Gjermani. Në provincën federale Porajne-Falacka, këtë verë dhomat në vend të 21 gradëve do të ftohen deri në 24 gradë, ndërsa në dimër do të ngrohen deri në 20 gradë në vend të 22 gradëve të mëparshme.

Në shtetin federal të Baden-Vyrtemberg-ut ngrohja në dimër ishte vetëm 20 gradë, ndërsa tani planifikohet të ulet temperatura në 18. Kondicionerët janë vendosur në 26 gradë.

Qeveria gjermane kohët e fundit u bëri thirrje qytetarëve të kursejnë për shkak të mungesës së afërt të gazit, të cilin deri më tani Gjermania e importonte kryesisht nga Rusia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments