10.5 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArgumentet mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së për qëndrimin e Mickoskit për pranimin...

Argumentet mes LSDM-së dhe VMRO DPMNE-së për qëndrimin e Mickoskit për pranimin e amendamenteve kushtetuese

Socialdemokratët (LSDM), besojnë se kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski bën deklarata kontradiktore dhe me vite i gënjen anëtarët e partisë dhe qytetarët e tij duke u shtirur si patriot i rrejshëm. Partia ka publikuar një video me deklaratat e Mickoskit, në të cilën, sipas tyre, ai bën deklarata krejtësisht të kundërta nga qëndrimet që tani i mbron në raport me Bullgarinë. Ata thonë se ai dhe VMRO DPMNE kanë pranuar publikisht që bullgarët të përfaqësohen në Kushtetutë, kështu që sot ai është kundërshtari i parë i kësaj.

“Mickoski së bashku me partnerin e tij të majtë proruse kanë vetëm një qëllim, të dëmtojnë pozitat shtetërore dhe integrimin evropian, duke punuar për interesat e të tjerëve. Këto janë faktet dhe kjo është e vërteta, gjithçka tjetër është gënjeshtër dhe hipokrizi e Mickoskit”.

konsiderojnë në LSDM.

VMRO DPMNE tregon se presidenti i tyre Mickoski kërkon garanci të forta nga Sofja për identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe pretendojnë se në videon e montuar të LSDM-së mund të shihni dhe dëgjoni qartë presidentin Mickoski duke thënë se ndryshimet në Kushtetutë janë të mundshme vetëm me garanci të forta nga Sofja. ..“Tani nuk i kemi. Këtu kemi një mohim të gjuhës dhe identitetit maqedonas. LSDM-ja thjesht dëshiron të shkojë të bëjë një foto ashtu siç kanë bërë një foto në aeroplan para 5 viteve kur thanë se është marrë data. “LSDM e gënjejnë popullin dhe duan të shtyjnë nga një derë e vogël diçka që është kundër interesave kombëtare maqedonase. VMRO-DPMNE nuk do të lejojë dhe mbështesë një propozim që është i dëmshëm për Maqedoninë.”thonë nga partia. burimi
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments