8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeElmi Aziri-ASH / Open Balkan,paralel i procesit të Berlinit, synon zhbërjen e...

Elmi Aziri-ASH / Open Balkan,paralel i procesit të Berlinit, synon zhbërjen e sovranitetit të Kosovës (VIDEO)

Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, Aziri shprehet se nuk e shohin veton si instrument me të cilin duhet të komunikojnë fqinjët.

Duhet hequr vetoja. Çështjet e vogla që mund të jenë objekt i diskutimit, mund të vazhdojnë kështu sipas modeleve që kanë shumë shtete. Ky është moment i mirë që ne si shtet duhet të përqafonim propozimin francez dhe Aleanca për Shqiptarët është pro saj.

Parlamenti maqedonas duhet të votojë disa konkluzione që duhet të jenë pro këtij qëndrimi. Këtu bëhet fjalë nëse do të vazhdojmë ose jo BE. Ne kemi thënë në vazhdimësi se jemi kundër projektit Open Balkan dhe nuk e pranojmë propozimin e Macron për krijimin e një bashkësie politike europiane për vendet që nuk janë në BE, por që janë në rrugëtim e sipër.

Momentet në të cilat gjendemi, duhet t’i vlerësojmë me realitetin objektiv. Me votimin e këtij dokumenti vërtetojmë nëse jemi për integrimin europian ose jo. Ne jemi që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Roli i Aleancës për Shqiptarët do të jetë pro këtij qëndrimi.

I pyetur se çfarë ka kërkuar Aleanca për Shqiptarët që të përfshihet në dokumentin që do të paraqitet në Kuvend nga grupi i punës, Aziri sqaroi se ky dokument është kornizë negociuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Europian.

Dokumenti i ashtuquajtur francez që në thelb ka hapjen e negociatave dhe rregullimin e disa çështjeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, kemi theksuar një kërkesë të hershme, duke theksuar ndjeshmërinë e çështjes për bashkësinë maqedonase dhe të futet gjuha shqipe në Kushtetutë.

Nuk duam ta bllokojmë procesin në këtë fazë, por edhe në takimin me Kovaçevskin me kryetarin Ziadin Sela, kemi kërkuar që përkufizimi nënçmues për gjuhën shqipe në Kushtetutë, të ndryshohet dhe të mbetet gjuha shqipe ashtu siç është në të vërtetë.

Kërkesa e Aleancës për Shqiptarët për kohën kur do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, kemi kërkuar që të ndodhë ky ndryshim .E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, ku është e definuar edhe mbrojtja e pronës private dhe se protestat duhet të jenë paqësore dhe nuk duhet rrezikuar as rendi kushtetues, as prona private.

Aleanca për Shqiptarët është objekt i sulmeve nga ata që nuk i duan të mirën. Aleanca shihet si forca kryesore politike e opozitës, e cila do e thyejë këtë monizëm. Nuk ka bashkëpunim me VMRO-DPMNE.

Aziri shtoi më tej se Ballkanin e Hapur e sheh si një stisje për të zëvendësuar integrimin në BE.

Është paralelizëm i panevojshëm me procesin e Berlinit. Historikisht projekete e suksesshme në Ballkanin Perëndimor kanë pasur sponsor nga NATO dhe SHBA. Ne kemi procesin e Berlinit ku kemi BE, NATO, SHBA dhe heqim dorë nga ai projekt, heqim dorë nga Berlini, nga shteti kryesor i BE dhe bëhemi pjesë e një projekti të diskutueshëm ku në këtë projekt janë vetëm tre shtete ku nuk e dimë saktë zanafillën e tij dhe efektet e tij për votën shqiptare.

Qëllimi i këtij projekti është zhbërja e sovranitetit të Kosovës dhe mëvetësisë së Kosovës. Spiranca e vlerësimit të projekteve kombëtare është Kosova, ndaj aty ku nuk bën pjesë Kosova nuk duhet të bëjmë pjesë as ne. Projekte të cilat përjashtojnë Gjermaninë, Amerikën dhe Bashkimin Europian nuk kanë pse të marrin pjesë shqiptarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments