ASH ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për Mijallkovin. Sasho Mijallkov në liri e shqiptarët në burg.
“Derisa qindra shqiptarë merrnin dënime dragonike për hedhje vezësh në protesta, disa burgime të përjetshme në procese të montuara, Sasho Mijallkov, i cili ndërtoi një Perandori të krimit dhe korrupsionit, shpëtoi me vetëm 3 vite burg. Për të qenë ironia edhe më e madhe, atij ju shqiptua edhe një gjobë prej 36 miljon euro, derisa i njëjti akuzohet për keqpërdorimin e qindra miljona eurove.”, tha Adnan Neziri, deputet i ASH-së.