4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBILALL KASAMI: Sot në polici antarët e FR të “Besës” u mbajtën,...

BILALL KASAMI: Sot në polici antarët e FR të “Besës” u mbajtën, për grafitet e shpërndara,paniku e ka kap pushtetin …

Statusi i plotë i kryetarit të BESËS, Bilall Kasami:
“Sot policia e Tetovës ka thirrur në bisedë informative, Kryetarin e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA, Liridon Useini, për grafitet e shpërndara nëpër qytet. Ky veprim tregon qartë panikun e pushtetit nga dështimet e shumta, si në aspektin e drejtësisë, të ekonomisë dhe shumë sferave tjera. Rinia është pjesa më vitale e shoqërisë, andaj kjo rini, ka përkrahjen time dhe të Lëvizjes BESA për të luftuar çdo padrejtësi që dëmtojnë gjithë qytetarët e RMV-së.
Presionet e pushtetit ndaj Opozitës Shqiptare, tregojnë se koncepti dhe vizioni jonë është shumë i drejtë: “Kundër politikanëve të korruptuar, kundër padrejtësive”. Nëse do prekët një rinistë nga ky pushtet, le ta dijë se më ka prekuar edhe mua, nëse ky pushtet vazhdon të mos lejoj zhvillimin e një Demokracie Europiane, do të përballet me revoltë të madhe të shqiptarëve, e cila revoltë mund të jetë edhe shprehja e paknaqësisë nëpërmjetë protestave.
Si parti politike opozitare, gjatë gjithë kohës kemi qenë konstruktiv, por ky pushtet, tani më i dështuar, po revolton qytetarët Shqiptarë dhe po nxitë që ata t’i mbushin rruget dhe sheshet e qytetëve!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments