1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMPB Maqedoni: Bllokimi i autostradave për protesta është kundër ligjit

MPB Maqedoni: Bllokimi i autostradave për protesta është kundër ligjit

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka reaguar ndaj bllokimit të rrugëve nga partia opozitare OBRM-PDUKM, si shenjë revolte ndaj propozimit francez.

MPB njofton opinionin se sot (07.08.2022) në arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme është pranuar akti me të cilin partia politike OBRM-PDUKM, si organizatore e një proteste, njofton se: “OBRM-PDUKM në shenjë proteste organizon bllokada të rrugëve më 8 korrik (e premte), në periudhën nga ora 13:00 deri në ora 14:00.

Me qëllim të informimit me kohë të opinionit, Ministria e Punëve të Brendshme na rikujton të drejtat dhe detyrat e parapara me Ligjin për Tubime Publike.

Në bazë të nenit 2a të ligjit:

“Tubime publike me qëllim të shprehjes paqësore të mendimit ose protestës mund të mbahet në çdo vend të përshtatshëm për këtë qëllim, përveç: në objektet shëndetësore, në mënyrë që të pengohet aksesi i autoambulancave dhe të prishet qetësia e të sëmurëve, në kopshte dhe shkolla ndërsa fëmijët qëndrojnë në to dhe në autostrada dhe rrugë kryesore, në mënyrë që të rrezikohet qarkullimi rrugor”.

Në nenin 4 të të njëjtit ligj thuhet: “Për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, rrjedhën normale të qarkullimit, furnizimin e popullatës me ilaçe, ushqime, lëndë djegëse dhe nevoja të ngjashme urgjente, si dhe për respektimin e detyrimeve nga marrëveshjet ndërkombëtare, organizatori i takimit publik është i detyruar të sigurojë ruajtjen e rendit në tubimin publik dhe të organizojë një shërbim sigurie.“

Ministria e Punëve të Brendshme do të ndalojë mbajtjen e tubimit publik në rastet kur synohet:

Rrezikimi i jetës, shëndetit, sigurisë, sigurisë personale dhe pronës së qytetarëve, kryerja ose nxitja e kryerjes së veprave penale të përcaktuara me ligj dhe rrezikimi i mjedisit.

Ministria e Brendshme do të ndalojë mbajtjen e tubimit publik në rast se mbajtja e tij bie ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare që parashikojnë detyrimin për mbarëvajtjen e trafikut.

Aq më tepër që në njoftimin e organizatorit janë paralajmëruar bllokada të autostradave dhe rrugëve kryesore, përkatësisht: rruga për Prilep, rrugët nga Radovishi në Strumicë dhe nga Shtipi për në Veles, që është në kundërshtim me ligjin e deklaruar.

Ministria e Brendshme apelon edhe një herë qytetarët që të respektojë ligjet, të ruajnë rendin, qetësinë dhe sigurinë.burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments