Televizioni Kanal 5 mëson se nesër pasdite do të takohen kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski. Tema e takimit është e ashtuquajtura Propozimi francez për kornizën e negociatave. Ky është takimi i tyre i parë zyrtar si drejtues!
Siç b;n t; ditur Kanali 5, takimi Kovaçevski-Mickoski do të zhvillohet nesër në ora 15:00 në Klubin e deputetëve.
Takimi vjen pasi kryeministri paralajmëroi takim me të gjitha palët e interesuara politike dhe shoqërore, përfshirë liderin e opozitës Mickoski, me rastin e propozimit të fundit të kornizës negociuese me BE-në.
Ndryshe, sonte u mbajt një takim i madh ndërkombëtar, ku një numër i madh i qytetarëve i thanë jo propozimit francez dhe pasi Kovaçevski paraprakisht konfirmoi se në propozim nuk kërcënohet gjuha dhe identiteti maqedonas.
Temë e takimit do të jetë propozimi francez për kornizën negociuese për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE.