Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në telefon ka biseduar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Cholette, në prani të ambasadores së SHBA-së, Kate Mary Burns.
Kovaçevski shprehu mirënjohje të madhe për Departamentin e Shtetit dhe tha se vlerëson lartë mbështetjen dhe interesimin për vendin tonë në këto momente vendimtare për vendin.
Ai e informoi këshilltarin Cholet për procesin e konsultimeve të gjera me të gjitha palët e interesuara në shoqëri, të cilin Qeveria me më shumë përgjegjësi e filloi menjëherë pas marrjes së propozimit evropian.
Në bisedë, kryeministri edhe një herë konfirmoi dhe vuri në dukje përcaktimet e qarta të qeverisë, të cilat bazohen në vlerat demokratike dhe përkatësinë botës progresive, të cilat, siç tha ai, nuk kanë alternativë për ne, sepse është e vetmja rrugë që të çon në përparim dhe prosperitet.