5.7 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeMickoski: Miratimi i kornizës do të thotë ose të bullgarizuar në BE...

Mickoski: Miratimi i kornizës do të thotë ose të bullgarizuar në BE ose jashtë saj

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot nga selia e partisë ka thirrur në protestë mbarëkombëtare që do të mbahet nesër në ora 19 në pllajën para Qeverisë, me qëllim që, siç tha ai, të mbrojë atë që quhet vlerë evropiane  dhe për të shpëtuar procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

“VMRO-DPMNE do t’i bashkohet nismës së protestës. Unë bëj thirrje për një protestë mbarëkombëtare. I bëj thirrje të gjithë njerëzve nga e gjithë Maqedonia, por edhe nga jashtë, të bashkohen dhe të qëndrojnë pranë nesh dhe të mbrojmë atë që quhet vlerë evropiane dhe ta shpëtojmë procesin e negociatave”, tha Mickoski.

Duke komentuar propozimin e modifikuar francez, Mickoski tha se sipas propozimit, vendi nuk do të hap grupin e parë “fundamental” derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese të kërkuara me konkluzionet e Këshillit Evropian.

“Nuk do të kemi fillimin dhe hapjen e klasterit derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në faqen 8, nga ana tjetër, nga propozimi është fshirë pjesa ku është shkruar pjesa për gjuhën në pjesën e parë, por qartë thuhet se Maqedonia nuk mund të fillojë procesin e negociatave deri në protokollin e takimit të dytë të komisionit të përbashkët ndërqeveritar, i cili u themelua në bazë të nenit 12 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë që Qeveria jonë ka nënshkruar me fqinjin tonë lindor. Ai është protokolli që përmban historinë, kulturën, gjithçka që duhet bërë si ndryshim në tekstet tona shkollore”, sqaroi Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments