Edhe pa VMRO-DPMNE-në do të fillojmë të punojmë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski, i cili javën e kaluar edhe një herë i dërgoi ftesë të hapur VMRO-DPMNE-së që të kyçet në punët e Komisionit.
“VMRO-DPMNE i është dërguar një letër tjetër, nëse nuk komentojnë do të fillojmë të punojmë për Kodin Zgjedhor.TS
Ftesa për anëtarësim dhe për të dhënë propozimin e tyre është gjithmonë e hapur, ideja është të veprohet sipas rekomandimeve të OSBE-së dhe ODIHR-it”, thotë ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski.