3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZaevi: Anëtarësimi në BE mes vitit 2025 dhe 2030!

Zaevi: Anëtarësimi në BE mes vitit 2025 dhe 2030!

Kryeministri Zoran Zaev dhe Shefi i Diplomacisë Nikola Dimitrov në dy intervista për mediat gjermane kanë potencuar rëndësinë e marrjes së datës së fillimit të negociatave me BE-në këtë vit. Intervista me politikanë të lartë të Maqedonisë së Veriut janë publikuar në shtypin gjerman, derisa gazeta Frankfurter Allgemajne Cajtung ka publikuar edhe një reportazh nga qëndrimi i Kryeministrit Zaev në debatin e qytetit austriak Vahau gjatë fundjavës.TS

Në prag të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, gazeta Handelsblat transmeton optimizmin e Kryeministrit Zaev se vendi do të ketë një vendim pozitiv.

“Pres konkluza pozitive dhe të qarta që do të vërtetojnë se këtë vit do t`i fillojmë negociatat për anëtarësim dhe ne këtë do të fitojmë në motivim shtesë për procesin reformues në Maqedoninë e Veriut” -tha Zaev për Handelsblat.

Sa i takon skenarit optimist për aderim të ardhshëm në BE, Kryeministri Zaev thotë se kjo do të varet nga të dyja palët.

“Në vitin 2025 ose 2030 të bëhemi anëtare të BE-së. Nuk e di. Çështja është se kur do të jemi të gatshëm për Evropë, dhe kur Evropa do të jetë e gatshme për ne. Të dyja palët janë të rëndësishme. Më kryesore është se reformat në këtë rrugë do të jenë të dobishme për vendin.”

Kryeministri Zaev në intervistën për këtë gazetë konfirmon se takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, për të, ka qenë inkurajuese.

“Për mua kancelarja është inkurajim. Por, kuptoj se vendimi për fillimin e negociatave aderuese është në duart e Bundestagut. Filli i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të jetë një motivim plotësues për Serbinë dhe Kosovën që t`i vazhdojnë negociatat për tejkalimin e kontestit. Nacionalizmi dhe populizmi, jo vetëm në vendin tim, por edhe në të gjithë rajonin, sërish mund të shpërthejnë”.

Për ndikimin e perspektivave të BE-së ndaj vendeve të rajonit, Zaev është porononcuar edhe në debatin në Vahau të Austrisë, nga ku gazeta gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung ka bërë një reportazh më të zgjeruar.

“Para një muaji kancelarja gjermane Merkel e ka pyetur Kryeministrin Zaev për këshillë se si të lëvizin negociatat midis Presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi. Zaev ka thënë se nuk duhet të ofrohen para apo të ngjashme. Ofroni Evropën” – ka deklaruar Zaev në Vahau, sipas gazetës Frankfurter Algemajne Cajtung.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov në intervistën për gazetën gjermane Tages-Shpigel ka paralajmëruar se nëse BE-ja nuk i përmbahet premtimit ndaj vendeve të Ballkanit, rajoni kërcënohet nga kthimi i forcave nacionaliste.

“Gjithçka kemi hedhur në kartën evropiane. Por edhe për BE-në kjo është shumë e rëndësishme. Për shkak se, nëse lëshojmë këtë shans, atëherë edhe BE-ja do ta humb ndikimin në rajon. Atëherë mesazhi do të jetë: Nuk ka levërdi nga marrja e vendimeve të vështira politike. Skeptikët do të thonë se Evropa nuk është e sinqertë me ne, duhet të kërkojmë alternativa.” – shprehet Dimitrov për Tagessgpigel.

Dimitrov ka komentuar edhe mundësinë e shkëputjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e afrimit drejt BE-së, si rezultat i krizës politike në Shqipëri dhe skepticizmit ndaj Tiranës nga kryeqendrat evropiane.

“Do të ishte mirë për rajonin nëse edhe Shqipëria i fillon negociatat. Por, njëkohësisht, procesi i afrimit mund të funksionojë vetëm nëse kandidatët vlerësohen konform progresit të tyre. Suksesi i një vendi të rajonit është inkurajim për të tjerët. Për shkak të kontestit me Greqinë, humbëm një gjeneratë të tërë në rrugën drejt BE-së. Për ne do të ishte katastrofike nëse bllokohemi për shkak të problemeve me të cilat ballfaqohet një vend tjetër” – ka theksuar ministri i jashtëm Nikola Dimitrov për gazetën gjermane Tages Shpigel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments