Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke folur për heshtjen e qeverisë pas daljes në opinion të propozimit francez, tha se është pjesë e strategjisë shtetërore, por edhe se ka pasur tentativa për sulme hibride, për të prishin atë strategji.
-Për fat të keq ka pasur tentativa për sulme hibride. Kishte njerëz nga këtu që po përpiqeshin, duke thirrur ministrat, partitë politike, me informacione të rreme për të prishur këtë strategji shtetërore. Nëse vërtetohet se është pjesë e një skeme më të organizuar për prishjen e pozitës shtetërore, tashmë ngre një pyetje krejt tjetër, tha Osmani në emisionin “360 gradë” në Alsat.
burimi i lajmit linku