Në samitin BE-Ballkan perëndimor që po mbahet në Bruksel, një pjesë të rëndësishme zë edhe pritja zyrtare e të ftuarve.
Në këtë rast, mikpritës janë Charles Michel, President i Këshillit Evropian, Emanuel Macron, President i Francës (vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së) dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.
Sipas protokollit zyrtar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i pari përshëndetet me nikoqirët ku edhe shkrepet fotografia zyrtare.
Megjithatë, në të gjitha rastet, me të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor, vërehet një pritje e ngrohtë.
“Mirëmëngjesi. Më vjen mirë që iu shoh. Mirëmëngjesi!”, janë përshëndetjet e Vuçiq si i ftuar dhe mikpritësve, raporton RTKlive.
“Mirëmëngjesi, si jeni. Mirëmëngjesi!”, është përshëndetje e presidentit të malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Megjithatë, përshëndetje tërësisht ndryshe, bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“Përshëndetje nga Maqedonia Lindore”, iu tha Rama presidentëve Michel, Von der Leyen e Macron. Një përshëndetje e tillë, shkaktoi edhe të qeshura.rtklive
video linkun e gjeni këtu