1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE / Me muaj maltretoi qytetarët me “Fshesa” Zaevi në LSDM,...

VMRO-DPMNE / Me muaj maltretoi qytetarët me “Fshesa” Zaevi në LSDM, në fund me përbërjen e vjetër

Ndryshimet e një ditë më parë në përbërjen e organeve të LSDM-së, VMRO-DPMNE-ja i konsideron si tentim për ruajtjen e pozitës nga Zoran Zaev si kryetar i partisë. Për partinë opozitare, anëtarësia e kryesisë ekzekutive të LSDM-së është përbërje e vjetër.

Është e dukshme që këtë teatër që Zoran Zaevi ua shfaqi anëtarëve, në vend të “fshesës”, përgjegjësisë dhe reformave, krijoi hapësirë për ta mbajtur pozitën e kryetarit të partisë, gjegjësisht të mos ndryshohet për të gjithë politikat e gabuara që i bëri dhe përgjegjësinë që e kërkon anëtarësia nga ai. Në përgjithësi, gjithçka është e njëjtë në LSDM, vetëm Kiracovski mungon.”- theksoi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

Anëtar të ri të kryesisë ekzekutive të partisë janë Kostadin Kostadinov, Vesna Gershan, Vasko Taleski, Tanja Stojanovska Ivanova, Latifa Shikovska dhe Marinella Ojlevska kurse dhjetë të tjerët janë nga përbërja paraprake.

Kryesia ekzekutive e LSDM-së

Petre Shilegov, Bllagojçe Bocvarski, Stefan Bogoev, Dragan Tevdovski, Frosina Remenski, Renata Deskoska, Esra Salihi, Gjoko Tanaskoski, Keti Vasilevska, Nina Vellkova, Kostadin Kostadinov, Vesna Gershan, Vasko Taleski,
Tanja Stojanovska, Latifa Shikovska, Marinella Ojlevska, Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i partisë
Dushko Veskovski, sekretar organizativ Dane Taleski, sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar

Kjo bazohet në zërin e qytetarëve, në zgjedhjet e fundit, në atë që e dëgjojmë nga qytetarët, dhe dimë në cilin drejtim dhe çfarë duhet të ndryshojmë për të përmirësuar performansën tonë. Tani dihet se ndryshime të caktuara për të cilët kryetari mori autorizim edhe nga kryesia qendrore, do të bëhen edhe me rikonstruimin e qeverisë dhe me drejtoritë ku vlerësojmë se duhet të vinë njerëz që do të jenë potencial i mirë dhe me rezultate të mira.”- tha Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zaev njoftoi se është hedhur poshtë ideja e zgjedhjeve të reja dhe do të vazhdohet procesi i riformatimit të qeverisë. Fillimisht Zaev tha se nuk do të ndryshohen më shumë se tetë ministra, emrat e të cilëve do të mësohen deri në fund të javës. Paralelisht do të shkarkohen edhe diku 20 drejtorë të institucioneve publike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments