Afaristi Jetmir Mazari zgjidhet kryetar dege i PDSH-së në Strugë
Në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Kongresit të VIII të PDSH- së, sonte në Strugë është mbajtur Kuvendi Zgjedhor ku kryetar dege u zgjodh afaristi z.Jetmir Mazari. Në këtë kuvend zgjedhor u zgjodhën edhe delegatët e degës së Strugës. Punimet e kuvendit nga afër i ndoqën kryetarja e Këshillit për organizimin e kongresit znj.Fatmire Isaku dhe kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi. Shërbimi për informim i PDSH-së