7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArsovska- Kryetare e Qytetit Shkup : Nëse ka nevojë e bëj edhe...

Arsovska- Kryetare e Qytetit Shkup : Nëse ka nevojë e bëj edhe punën ministër i Ekonomisë, le të jap dorëheqjen Kreshnik Bekteshi

Është vërtet për të ardhur keq që Kreshnik Bekteshi po pret që qyteti i Shkupit t’i zgjidhë problemet e tij, ka shkruar në profilin e saj në FB kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska.

Ndërkohë që shumica e vendeve europiane po përgatiteshin të përballeshin me krizën energjetike dhe një vit më parë morën vendime dhe masa për të mbrojtur qytetarët e tyre nga pasojat e padëshiruara, në vendin tonë masat u vonuan me të paktën gjashtë muaj dhe nuk mjaftuan për të riparuar dëmet e shkaktuara nga mungesa e një strategjie për zgjidhjen e krizës energjetike.

BEG është problem i Qeverisë. Ministri Bekteshi duhet të njohë kompetencat e veta dhe të zgjidhë problemet e qytetarëve. Më lejoni t’ju kujtoj se ministri që bëri një foto me vaj të dhuruar që nuk e siguronte dot vetë, nuk ka të drejtë të flasë për aftësinë e dikujt tjetër.

Qyteti i Shkupit nuk ka asnjë detyrim ligjor për të zgjidhur problemet e Bekteshit. Dhe në vend që të kërkojë “viktima” për paaftësinë e tij, të gjejë një mënyrë për të plotësuar nevojat e qytetarëve që jetojnë në kufijtë e varfërisë për shkak të politikave të tij ekonomike “të suksesshme”.

Nëse ka nevojë e bëj edhe punën ministër i Ekonomisë, le të jap dorëheqjen Kreshnik Bekteshi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments