Pas shkëputjes nga Alternativa në Kuvend, deputeti Skender Rexhepi gjatë një prononcimi për KlanMacedonia.mk tha se vendimin e ka marr pas mos përmbushjes së pritshmërive nga udhëheqësia aktuale e partisë e dal nga kongresi i muajve më parë.
I pyteur në lidhje me atë nëse do të votonte tani si deputet i pavarur një mocion kundër kësaj qeverie, Rexhepi tha se e ka perkrahur qeverinë aktuale shkaku i marreveshjes qeveritare dhe beson qe ka ende mundësi qe kjo marreveshje të zbatohet.
“E kam perkrahur qeverine shkaku i marreveshjes qeveritare dhe besoj që ka ende mundesi qe kjo marreveshje te filloj te zbatohet”, u shpreh Rexhepi për KlanMacedonia.mk
Rexhepi deri më tani ishte pjesë e subjektit politik Alternativa, ndërsa një ditë më parë kjo parti zgjodhi anëtarët e kryesisë qëndore në të cilat nuk bënte pjesë deputeti Rexhepi.klan.mk