7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërfitojnë 95% e familjeve/ Greqia subvencionon faturat e energjisë elektrike me 600...

Përfitojnë 95% e familjeve/ Greqia subvencionon faturat e energjisë elektrike me 600 euro

Greqia do të subvencionojë deri në 600 euro për faturat e energjisë elektrike. Mësohet se nga vendimi do të përfutojnë rreth 95% e familjeve.

Sipas mediave vendase, Power Pass do t’u mundësojë tatimpaguesve të paraqesin dokumentet për kompensim për rritjet e tepërta të çmimeve të faturave të energjisë elektrike nga dhjetori i kaluar deri në fund të majit.

Amendamenti i paraqitur në Kuvend sqaron se ndihma do t’u jepet tatimpaguesve me të ardhura vjetore neto familjare në vitin 2020, pas tatimit, deri në 45 mijë euro. Kjo rrit ndjeshëm përfituesit që mund të kompensohen nga shteti në shuma nga 18 deri në 600 euro.

Platforma ishte e hapur për dy javë dhe me përfundimin e dorëzimit të aplikimeve do të vijojë likuidimi i tyre me synim plotësimin e saj brenda një jave. Sipas vlerësimeve të drejtuesve të stafit financiar, pas dhjetëditëshit të parë të korrikut, shumat do të derdhen në llogaritë bankare të përfituesve ashtu siç do të jenë deklaruar në platformën elektronike.

Masa e ndihmës do të arrijë në 60% të rritjes së faturave të energjisë elektrike të lëshuara gjatë periudhës raportuese, pra nga data 1 dhjetor 2021 deri më 31 maj 2022.

Shuma e ndihmës është pa taksa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments