Qeveria vendosi që Komuna e Tetovës të shkojë në zgjedhje për Këshillin Komunal. Ky vendim i ekzekutivit erdhi për shkak se Komuna nuk arriti të votojë në këshill llogarinë përfundimtare të buxhetit të vitit 2021. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, thotë se zgjedhjet duhet mbajtur sa më shpejtë pasi funksionimi i Komunës është bllokuar. Përndryshe sipas ligjit, është dashur që komuna llogarinë përfundimtare ta votojë më së voni deri më 31 mars, por në seancë të këshillit komunal, nuk kishte shumicë të mjaftueshme as për ta kaluar rendin e ditës me çka edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë komuna e njoftoi Ministrinë Për Vetëqeverisje Lokale se nuk e ka votuar llogarinë përfundimtare.
Një muaj e tepër komuna e Tetovës është e bllokuar me situatën që gjendemi edhe ne vlerësojmë se zgjedhjet duhet të jenë sa më shpejtë që komuna e Tetovës të jetë funksionale me gjithë organet edhe institucionet e sajën në këtë rast duke pasur parasysh peshën e këshillit në pushtetin lokal vlerësojmë se zgjedhjet duhet të jenë sa më parë që e lejon ligji që të jemi një këshill që do të jetë në shërbim të politikave që janë të interes të qytetarëve të Tetovës”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar I Komunës Së Tetovës.