9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDy qytete dy deklarata të ndryshme: cilit Scholz t'i besohet?

Dy qytete dy deklarata të ndryshme: cilit Scholz t’i besohet?

Kancelari gjerman Olaf Scholz erdhi dhe shkoi. Në shëtitjen e parë në rajon pas marrjes së detyrës, ai tha atë që mikpritësit donin të dëgjonin. Pra, në Serbi ai i kërkoi drejtpërdrejt Vuçiçit të vendosë sanksione ndaj rusëve dhe të njohë Kosovën.

Në Maqedoni ai tha se jemi të gatshëm të fillojmë negociatat me BE-në dhe se për këtë do të avokojë personalisht. Fjalë vërtet të forta dhe inkurajuese. Por pas disa orësh Scholz u nis për në Sofje dhe atje këndoi një këngë tjetër. Ai duket se ka harruar atë që ka thënë në Shkup, ndaj sipas shkrimit të BGNES-it “të famshëm” ka theksuar se “Maqedonia duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet”.

Vërtet nuk e dijnë në RMV më cilave deklarata të Scholzit t’i besojmë , por sipas deklaratave të Presidentit dhe Kryeministrit të Bullgarisë pas takimeve, është e qartë se kancelari u shpreh pozitivisht për kushtet bullgare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments