Nikolla Gruevski I është përgjigjur kryeministrit Zoran Zaev, i cili ditë më parë kishte deklaruar se Gruevski është arratisur në Hungari i fshehur në bagazhin e makinës. Gruevski ka thënë se ai është larguar shumë lehtë dhe thjeshtë.
“Të vërtetën e din edhe Zaevi. U arratisa sepse në Maqedoni po zhvilloje procese të motivuara politikisht kundër meje, në të cilën që më parë diheshin aktgjykimet të porositura nga ai personalisht, megjithëse nuk kishte argumente ligjore, asnjë veprim kriminal, ndërsa rrjedhimisht asnjë provë. U arratisa sepse në burg më kurdisen kurth. E vërteta është se unë u arratisa shumë lehtë dhe thjesht, ndërsa ai para një dite shpenzoi një të katërt e emisionit duke folur për mua dhe se si u largova, duke gënjyer dhe fantazuar. Pastaj ai filloi që të gënjej edhe botën nëpërmes mediave ndërkombëtare”, ka shkruar Gruevski në rrjetin social fejsbuk.
Kryeministri Zorna Zaev gjatë një interviste për gazetën ditore gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Zaev ka shpjeguar në detaje se si Gruevski ka dalë nga banesa e tij dhe ka shkuar në bodrumin e banesës, e pastaj është futur në bagazhin e një makine. Kështu supozohet se ka udhëtuar deri në ndonjë prej pikave ilegale kufitare që çojnë drejt Shqipërisë.