Sarkazmë dhe ironi, thonë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë për batutën e bërë nga kryeministri shqiptar Edi Rama në Selanik, kur prezantoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski te kancelarit gjerman Olaf Scholz si “kryeministri i ardhshëm i Perëndimit. Bullgaria”. Ngjarja, e cila u përcoll me të qeshura nga të pranishmit, por edhe nga vetë Kovaçevski, nga VMRO-DPMNE u interpretua si skandal i madh dhe u kërkua dorëheqja e kryeministrit maqedonas.
Televizioni 21 kërkoi një përgjigje nga zyra e kryeministrit shqiptar Edi Rama për këtë incident.
“Është një sarkazëm ndaj Bullgarisë dhe një ironi me Bashkimin Evropian. “Informale”, thanë nga zyra e kryeministrit Edi Rama për TV21.
Në video shihet sesi para darkës pas Samitit të vendeve të Procesit të Evropës Juglindore, nikoqiri, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis prezanton të ftuarit e lartë me kancelarin gjerman Olaf Scholz. Kur i erdhi radha kryeministrit maqedonas, Mitsotakis, ai tha “Ky është kryeministri i Maqedonisë së Veriut”, dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i disponuar dhe me gotë në dorë, shtoi Mitsotakis me fjalët “kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”, pasuar nga të qeshura.