1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmePërfaqësimi në Kadastër, tejet i ulët

Përfaqësimi në Kadastër, tejet i ulët

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve, në Agjencinë e Kadastrës dhe Patundshmërisë, si në numrin e përgjithshëm të të punësuarve ashtu edhe në sektorët udhëheqës, lë për të dëshiruar.

Në Agjencinë e Kadastrës punojnë gjithsej 828 persona, nga të cilët 124 janë shqiptarë, ose rreth 15%.

828 të punësuar, 124 shqiptarë, 15%.

Situata me përfaqësimin e shqiptarëve në Kadastër nuk është aspak e mirë edhe në sektorët udhëheqës. Nga 19 udhëheqës të sektorëve vetëm njëri është shqiptar ose me përqindje vetëm 4.5%.

19 udhëheqës sektorësh, 4,5%

Larg përfaqësimit të drejt dhe adekuat, ashtu siç e kërkon ligji, shqiptarët janë edhe në departamente. Edhe pse në nivel shtetëror Agjencia për Kadastër ka gjithsej 62 udhëheqës të departamenteve, vetëm katër shqiptarë mbajnë pozita udhëheqëse, ose rreth 9%.

62 pozita udhëheqëse, 4 shqiptarë 6,4%

Edhe në pozitën e ndihmës udhëheqësit të sektorëve, shqiptarët kanë përqindje tepër të ulët të përfaqësimit. Nga gjithsej 10 ndihmës udhëheqës vetëm një është shqiptar, ose 10%.

10 ndihmës udhëheqës sektorësh, 1 shqiptarë ose 10%

Në këtë institucion, nga 10 Këshilltarë shtetëror, nuk ka asnjë shqiptar.

10 Këshilltarë shtetëror, 0 shqiptarë 0%

Përfaqësimi i drejtë dhe adekuatë i qytetarëve në bazë të përkatësisë të tyre etnike, është normë kushtetuese në Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësimi të drejtë dhe adekuat të qytetarëve të cilët i përkasin të gjitha bashkësive në organet e pushtetit shtetëror dhe institucioneve tjera publike në të gjitha nivelet, deklaruan nga kushtetuta.

Përfaqësimi i etnive që duhet të jenë të përfaqësuara nëpër institucione, në këtë rast e shqiptarëve, varet nga përqindja e cila ka dalë nga regjistrimi i popullsisë. Për momentin në vendin tonë i vlefshëm është ende regjistrimi i vitit 2002.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments