Aktivisti Milaim Nela ka reaguar i irrituar për deklaratat e kreut të BDI, Ali Ahmeti, në Çim Peka Live, mbrëmjen e kaluar në Syri Tv.
Nela shkruan në Facebook se Ali Ahmeti nuk iu përgjigj asnjë prej pyetjeve të Pekës.
Gjatë intervistës, Ali Ahmeti ekspozonte shqiptarët e Kosovës si faktor problematik në raport me Serbinë, duke kritikuar klasën politike të Prishtinës pse nuk i bashkuan nismës serbo-ruse, ‘Ballkani i Hapur’.
“Sot pata mundësinë ta ndjek intervistën e Ali Ahmetit dhënë gazetarit Çim Peka! Mund të them vetëm kaq: O Zot çfarë injoranti kanë votuar shqiptarët e Maqedonisë tash e 20 vjet!…Tmerr! Asnjë pyetje e Pekës nuk mori përgjigje! Me kësoj halldupësh çobanë të mos habiteni që punët e shqiptarëve të shkojnë keq e më keq!”, shkruan Milaim Nela.
Reagimi
Sot pata mundësinë ta ndjek intervistën e Ali Ahmetit dhënë gazetarit Çim Peka!
Mund të them vetëm kaq:
O Zot çfarë injoranti kanë votuar shqiptarët e Maqedonisë tash e 20 vjet!…Tmerr!
Asnjë pyetje e Pekës nuk mori përgjigje!
Çeshtja e Kosovës edhe për Alinë e Shipkovicës (ashtu si për Vuçiçin) është e pazgjidhur!
Fajin për problemet e shqiptarëve me Serbinë i kanë shqiptarët!
Na kujtoi që Maqedonia ka patur një ministër të brendshëm shqiptar por nuk na e kujtoi që bash në kohën e atij ministri një nga mbrojtësit më të fortë të kauzës së shqiptarëve të Maqedonisë Zijadin Sela u la për i vdekur brenda ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë e vetëm mrekullia e Zotit bëri që ai të jetë gjallë sot!
Me kësoj halldupësh çobanë të mos habiteni që punët e shqiptarëve të shkojnë keq e më keq!
***
PS: Ali Ahmeti është një nga rekrutët e LPK-së një organizatë marksiste-leniniste e krijuar nga Ish-Sigurimsi Bedri Islami në bodrumet e Zvicrës!
Milaim Nela