Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir Putinit, në të cilat presidenti rus kërkonte të justifikonte pushtimin në Ukrainë.
Putin kishte thënë se vendi i tij tani po përpiqej të rifitonte “territoret origjinale”, ashtu siç bëri sundimtari rus Pjetri i Madh në shekullin e XVII-të.
“Rrëfimi i Putinit për marrjen e tokave dhe krahasimin me Pjetrin e Madh dëshmon se nuk kishte asnjë ‘konflikt’, vetëm okupime të përgjakshme të vendit nën pretekste të sajuara të gjenocidit ndaj njerëzve”, pohoi Mykhailo Podolyak, këshilltar presidencial i Ukrainës, raporton bbc.
Podolyak shtoi gjithashtu se nuk duhet të flitet më për fytyrën e vërtetë të Rusisë, por se duhet të diskutohet për “de-imperializimin e menjëhershëm”.
Ky reagim vjen pasi Ukraina shprehu zemërimin ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron pasi ai tha se ishte jetike që Rusia të mos poshtërohet për pushtimin e saj.