11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRadevi kërkon që vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut të mbetet derisa të...

Radevi kërkon që vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut të mbetet derisa të formohet një Qeveri tjetër në Bullgari

Sofje, 10 qershor – Presidenti bullgar Rumen Radev, ka kërkuar që vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut të ngelet derisa në Bullgari nuk formohet një shumicë e re qeveritare.

Radev ka deklaruar se kriza politike në Bullgari është fakt si dhe partitë kërkojnë formimin e një shumice të re, ndërsa detyrë e saj do të ishte të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për sektorin e biznesit.

Ai tha se është e rëndësishme që vetoja për Maqedoninë e Veriut të ekzistojë edhe më tej në harmonizim me kornizën e miratuar të këshillit konsultativ për siguri nacionale.

“Kriza politike është fakt. Por për dallim nga krizat tjera, kjo zhvillohet në kushte të inflacionit progresiv, ekonomik, social dhe ushqimor e shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Partitë e përfaqësuara në Parlament duhet orë e më parë të gjejnë dalje nga situata, sepse na duhet një qeverisje e përgjegjshme. Derisa partitë kërkojnë formimin e një shumice të re qeveritare, Qeveria duhet të sigurojë pagesa sociale dhe mbështetje për biznesin. Vetoja për Maqedoninë e Veriut duhet të ngelet në harmonizim me kornizën e miratuar të këshillit konsultativ për siguri nacionale dhe të sigurohet funksionimi i shtetit”, tha Radev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments