7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBota“Ku po i çoni ato që po vidhni nga ne”, gazetari sikletos...

“Ku po i çoni ato që po vidhni nga ne”, gazetari sikletos Lavrovin në konferencë

Një gazetar ukrainas shfrytëzoi vizitën në Ankara të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov për ta zënë ngushtë me një pyetje në lidhje me eksportet e grurit nga Ukraina, mes frikës së urisë globale, nëse çështja nuk zgjidhet.

Lavrov ishte në Turqi për të diskutuar krijimin e korridoreve të sigurta për eksportet e grurit ukrainas. Por konferenca për shtyp e tij dhe homologut turk Mevlut Cavusoglu po përfundonte pa pasur mundësi që gazetari Muslim Umerov të bënte pyetjen e tij, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura. Kështu që gazetari u ngrit në këmbë dhe iu drejtua direkt Lavrov.

“Unë jam nga televizioni publik ukrainas,  dua të bëj një pyetje!” tha ai.

 “Përveç drithërave, çfarë mallrash keni vjedhur nga Ukraina dhe kujt ia keni shitur?” pyeti gazetari.

Lavrov, duke buzëqeshur, ia ktheu: “Ju ukrainasit jeni gjithmonë të shqetësuar për atë që mund të vidhni dhe mendoni se të gjithë mendojnë kështu! Qëllimet tona atje janë të qarta, ne duam t’i shpëtojmë njerëzit nga presioni i regjimit neo-nazist. Ne nuk po pengojmë grurin. Në mënyrë që ajo të largohet nga portet, zoti Zelensky duhet të japë urdhrin, kjo është e gjitha,”

Ambasadori i Ukrainës në Ankara të premten akuzoi Rusinë për vjedhjen dhe eksportimin e grurit ukrainas, veçanërisht në Turqi.

Që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, Lavrov, ka bërë vizita të rralla jashtë vendit, të cilat e kanë çuar atë veçanërisht në Kinë, Indi, Algjeri, Arabinë Saudite dhe dy herë në Turqi.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments