3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeShporta sindikale në maj është rritur për gati 3.000 denarë në krahasim...

Shporta sindikale në maj është rritur për gati 3.000 denarë në krahasim me muajin janar

Sipas të dhënave të publikuara, shporta sindikale në muajin maj është 38.791 denarë dhe është rritur për 8,32 për qind në krahasim me janarin e këtij viti. Për një vit, përkatësisht në krahasim me majin e vitit të kaluar, rritja është për 4.635 denarë ose 12,78 për qind.

Sipas analizës së CCM-së, rritja më e madhe është te ushqimet dhe pijet.

Nga muaji në muaj, kostoja e jetesës së një familjeje me katër anëtarë rritet në mënyrë dramatike dhe pagat nuk ndjekin të njëjtën rritje. Të njëjtën gjë tregon edhe përllogaritja e shportës minimale sindikaliste që SSM llogarit çdo muaj. Prandaj SSM me të drejtë kërkon rritje të pagave të të gjithë punëtorëve, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, përkundër kundërshtimeve evidente të subjekteve të caktuara që janë kundër rritjes së pagave të punëtorëve, thonë nga SSM.

Sindikata kërkon që kjo përllogaritje e pagës minimale sindikaliste, si dhe rritja e kostos së jetesës, të jetë shkak për të vijuar menjëherë në lidhjen e Kontratës së Përgjithshme Kolektive për sektorin publik duke rritur pagat e punëtorëve në përputhje me Rritja e pagës minimale dhe rritja e pagave për së paku 2806 denarë në shumën neto.

Ndryshe, siç thekson SSM, ata do të detyrohen të hyjnë në grevë të përgjithshme, e cila është paralajmëruar për datën 22 të këtij muaji.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments