9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajme4 blloqe tarifash për energjinë elektrike/ Ata që do të harxhojnë më...

4 blloqe tarifash për energjinë elektrike/ Ata që do të harxhojnë më shumë, do të paguajnë më shumë!

KRRE në tribunë publike e prezantoi reformën e propozuar për sistemin tarifor për energji elektrike me përllogaritje graduale. Çmimi i energjisë elektrike do të jetë më i ulët për ata që do të shpenzojnë më pak, ndërsa konsumatorët e mëdhenj do të paguajnë çmim më të lartë. Kreu i KRRE-së, Marko Bislimovski tha se qëllimi është që të ulet konsumimi i energjisë elektrike.

“Kishim propozim të shkohet me 4 blloqe, blloqe të cilët kanë të bëjnë me konsumimin në tarifën e lartë ditore. Blloku i parë është 210, i dyti është 420, i treti prej 420 deri në 630 ndërsa i katërti është mbi 630 kilovatë për orë në tarifën e lartë”- deklaroi Marko Bislimovski, Kryetar I KRRE-së.Rregullorja e re është bërë në bashkëpunim me profesorë dhe ekspertë nga Fakulteti elektroteknik dhe Fakulteti i makinerisë. Profesori Rubin Taleski shpjegoi se si do të ndikojë përllogaritja graduale të çmimit të energjisë së shpenzuar elektrike.“Në dy blloqet e para do të paguajnë amvisëritë, amvisëritë që shpenzojnë sipas tarifës së lartë, e cila është më e ulët nga 420 kilovatë për orë, në muaj do të paguajnë prej 5 deri në 13%. Konsumatorët e bllokut të tretë, prej 420, do të paguajnë faturë pak më të lartë ndërsa ata të bllokut të katërt do të paguajnë fatura më të larta për 17 deri në 50%”- tha Rubin Taleski, Profesor I Fakultetit Elektroteknik.
Me reformën e modeleve tarifore do të përfshihet vetëm energjia elektrike ditore ose rryma e shtrenjtë, ndërsa përllogaritja e tarifës së lirë do të zbatohet me të njëjtin çmim. Një pjesë e madhe e konsumimit të energjisë elektrike në amvisëritë është për ngrohje.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments