5.3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeZgjedhjet e parakohshme/ Mickoski i bindur se janë para nesh!

Zgjedhjet e parakohshme/ Mickoski i bindur se janë para nesh!

Para nesh janë zgjedhje të parakohshme parlamentare ku do ta kërkojmë besimin e qytetarëve të cilëve do t’iu tregojmë se nuk jemi të njëjtë, tha sot kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Nga Manastiri Mickoski u shpreh se më 18 qershor do të dalin në protestë para Qeverisë dhe se do të ketë verë të protestave me qëllim që të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Foli edhe për kryeministrin Kovaçevski dhe deklaratën e tij se për 4 muaj kanë bërë më shumë se është bërë në 4 vitet e fundit.

“Nëse kryeministri do që të jetë real, duhet të tregojë se kemi inflacion rekord, se jemi në fund sa u përket investimeve vendase dhe të huaja, se kemi kapitulluar para krizës energjetike, se jemi në fazë të kapitullimit para krizës ekonomike dhe se nuk ka perspektivë, tekstualisht se na janë shkatërruar të gjitha pozita kombëtare, qytetarët mezi e mbijetojnë muajin, se derivatet u shtrenjtuan dhe janë me çmime rekorde”- deklaroi Hristijan Mickoski, Lider I VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments