Aleanca për Shqiptarët do të pret vendimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe në rast se një vendim i tillë nuk ndodh, atëherë si parti politike do të japin ofertën e tyre politike për zgjedhje të parakohshme.
Deputeti i ASH-së, Elmi Aziri tha se pas 22-23 qershorit do të del projekti i Aleancës për Shqiptarët, siç tha ai për të nxjerrë të vërtetën që qytetarët e meritojnë.
“Kemi bërë të ditur se pas 22 dhe 23 qershorit, Aleanca për Shqiptarët do të dalë me projektin dhe propozimin e saj për aktivitetet e ardhshme por të intensifikuara, për të nxjerrë në sipërfaqe të vërtetën. Për të ofruar ofertën e saj për qytetarët dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha deputeti i ASH-së Elmi Aziri në konferencën e sotme për media në Kuvend.