Qershori nuk do të sjellë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Një vendim i pozitiv nuk do të merret as në korrik. Kjo mësohet nga komunikimi i kryeministrit Zoran Zaev pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel nga e cila ka marrë premtimin se Bundestagu do të vendosë pozitivisht për vendin në shtator.
Kancelarja Merkel na informoi se Bundestagu do të sjellë vendim në shtator për miratimin e fillimit të bisedimeve në BE me Maqedoninë e Veriut, sipas procedurave të vërtetuara në Gjermani për çështjen e zgjerimit të BE-së. Më takim kancelarja potencoi se Maqedonia e Veriut e përmbushi atë që pritej dhe se ajo dhe Berlini e shohin këtë me shumë pozitivitet.”-theksoi Zoran Zaev, kryeministër
Por Zaevi e fillon postimin e tij me fjalët se është i bindur se Maqedonia e Veriut do t’i fillojë negociatat këtë vit. Komunikata e kabinetit të Merkelit nuk përmban asnjë detaj nga takimi, asnjë konfirmim për premtimet ndaj kryeministrit dhe asnjë të dhënë për vendimin e mundshëm të Bundestagut në shtator.
Vendi në mënyrë ambicioze ka reformuar sektorin e sigurisë gjatë viteve të fundit dhe ka bërë progres të madh në sundimin e ligjit dhe demokracisë. Qeveria është angazhuar që të vazhdojë me hapat e ardhshëm për reforma. Pas miratimit të 29 vendeve të NATO-s, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30 e Aleancës, e shumta gjatë vitit 2020. Maqedonia e Veriut ka përmirësuar pozitën e saj drejt afrimit me BE-në.”- deklaruan nga Kabineti i kancelares Angela Merkel
Kryeministri gjatë javës së kaluar kishte deklaruar se nëse nuk merr garancë për marrjen e datës për fillim të negociatave në qershor ose korrik, rrezikohet rënia e qeverisë ose dorëzimi i mandatit.
Nëse e kemi të sigurtë se këtë verë, qershor ose korrik, dhe kjo është dëshira jonë, ta marrim datën e negociatave, vazhdojmë me riformatimin. Nëse ka vonesa janë të mundura të gjitha opsionet siç është kthimi i mandatit, hapja e debatit të brendshëm për ndërmarrjen e hapave që mund të jenë zgjedhjet e parakohshme, komplet qeveri e re, ose hapi i tretë ndërmarrja e përgjegjësive të caktuara për mos-suksesin e marrjes së datës pas të gjithë atyre që bëmë edhe pse fajin nuk e shohim këtu.”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër
Përpos qershorit dhe korrikut, mundësia tjetër që Këshilli Evropian të vendosë në favor të Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave është në tetor.