7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePendarovski: Mirëpresim çdo propozim francez për zgjidhen e çështjes Maqedoni – Bullgari

Pendarovski: Mirëpresim çdo propozim francez për zgjidhen e çështjes Maqedoni – Bullgari

“Politika proaktive e Presidencës franceze të BE-së është e mirëseardhur dhe mund të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për të ndihmuar vendin që të fillojë më shpejt bisedimet për anëtarësim në BE”, thanë nga zyra e presidentit të Maqedonisë, Stevo Pendarovski në lidhje me informacionin për propozimin e ri të mundshëm të Francës për zgjidhje të mosmarrëveshjes mes Sofjes dhe Shkupit.

“Republika e Francës, si presidente aktuale e BE-së, ka shpallur një angazhim të shtuar për gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor. Prandaj, veprimtaria e diplomacisë franceze në gjashtë muajt e fundit, përfshirë takimet në nivel politik dhe ekspertësh nuk janë një përpjekje e re për përparim, por janë plotësisht në përputhje me prioritetet e deklaruara për Presidencën Evropiane. Qëllimi i të gjitha aktiviteteve është të bëjmë një hap përpara në dialogun me Bullgarinë përpara samitit “BE dhe Ballkani Perëndimor” dhe Këshillit Evropian, të shpallur për javën e fundit të këtij muaji në Bruksel”, thuhet në një deklaratë nga zyra e presidentit.

Lidhur me çështjen e përfshirjes së mundshme të propozimeve bullgare në kuadrin e negociatave me BE-në, siç thuhet nga Kabineti, “Presidenti beson se teksti përfundimtar dhe miratimi i kornizës negociuese për çdo vend është një proces që kërkon konsensus të plotë midis vendeve anëtare. Bashkimi dhe baza mbi të cilën përcaktohet korniza është legjislacioni evropian, ku ka rregulla, por edhe praktikë, se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të jetë pjesë e kornizës”.

“Korniza e negociatave që do të miratohet nga BE-ja duhet të miratohet nga vendi ynë, pas së cilës zyrtarisht do të fillojë procesi që do të çonte në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thanë nga zyra e presidentit Pendarovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments