“Të qash me gra Zajazi” është zhargon popullor për raste të rënda që përdoret e edhe për shaka. Nisur nga kjo, nënkryetari i ASH-së dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari u ka apeluar zyrtarëve të BDI-së që në vend të festës të paralajmëruar gjatë fundjavës, të shkojnë për të nisur vajin nga Zajazi, vendlindja e liderit të tyre, Ali Ahmeti.
Me ironi Taravari pyet se mos vallë kjo festë e BDI-së vjen për shpërnguljen e afro gjysëm milioni rini, vrasjet, krizat, krimet, shantazhet e korrupsionit që ka kapluar vendin, apo për djegien e gjallë të banorëve të Tetovës në spitalin modular ose me djegien e 45 pasagjerëve nga Maqedonia në autobusin në Bullgari.
“Manipulim i radhës i BDI-së, mendoj se nuk i ngjanë të festojë. Mendoj se duheshte të vajtonë në Zajaz pasi na kanë ikur 400-500 mijë të rinjë nga Maqedonia. Asgjë nuk ka bërë për ta parandaluar katastrofën ekonomike në vend, nga ana tjetër vrasje, krim, korrupsion. E dinë qytetarët dhe çdo ditë kur përmenden këto terme se në Shkup viten njerëz, dihet se kush i ka vra, pastaj ndodhin afera korruptive – ndizet autobus dhe vdesin 45 persona, pasi dy-tre muajsh askush nuk flet, digjet spitali modular në Tetovë dhe tani pas 6-7 muajsh ende nuk e dimë se kush i ka fajet. Ka edhe shumë skandale që nuk ka nevjë të rradhiten të gjitha”, deklaron Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.